Aktualitet dhe Lajme

Marrëveshja për mineralet/ Ukraina nënshkruan memorandum mirëkuptimi me SHBA-në, pritet krijimi i një fondi për rindërtimin e vendit

Share

Qeveria e Ukrainës njoftoi nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi me Shtetet e Bashkuara në lidhje me mineralet.

Ministrja ukrainase e Ekonomisë, Julia Svyrydenko, deklaroi se ky memorandum hap rrugën për atë që ajo e përshkroi si një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik.
Sipas saj, marrëveshja përfundimtare do të përfshijë edhe krijimin e një fondi investimi për rindërtimin e Ukrainës. Zyrtarë amerikanë shprehën shpresën se marrëveshja mund të përfundojë deri në fund të javës së ardhshme.

Përplasja publike e Donald Trump me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë në shkurt kishte vonuar përkohësisht negociatat.

Svyrydenko e bëri të ditur nënshkrimin e memorandumit përmes një postimi në platformën X, pa dhënë më shumë detaje.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button