Aktualitet dhe Lajme

Tym e flakë në Radhimë, përfshihet nga zjarri resorti veror buzë detit

Share

Një biznes, në dukje për resort veror, është përfshirë nga flakët në zonën e Radhimës në Vlorë. Siç shihet dhe nga pamjet, i gjithë ambienti i jashtëm i resortit është pushtuar nga flakët, që po djegin gjithçka.

Pamjet janë shpërndarë nga llogaria në rrjetin social facebook “Disidentët” dhe tregojnë se njerëzit vrapojnë të njoftojnë autoritetet për ngjarjen, pasi vetë nuk mund të bëjnë asgjë.

Deri tani nuk ka njoftim nga Policia e qytetit bregdetar se kujt i përket ky biznes dhe cilat janë arsyet e përfshirjes së tij nga flakët. Po ashtu, edhe ekipet zjarrfikëse janë nisur për në zonën e Radhimës.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button