Aktualitet dhe Lajme
Aksident në aksin Kukës-Krumë, plagosen dy shoferët dhe pasagjerja

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kukës-Krumë.
Sipas raportimeve dy automjete janë përplasur dhe për plasojë janë plagosur shoferët dhe një pasagjere.
Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.