Aktualitet dhe Lajme

Dhunë në familje/ Vëllai plagos vëllain në Divjakë, autori largohet nga vendngjarja

Share

Një sherr me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme brenda një familje në Divjakë. Mësohet se dy vëllezër janë konfliktuar me njëri -tjetrin. Gjithashtu bëhet e ditur se dy vëllezërit Zarif dhe shpëtim Konja janë konfliktuar me grushta dhe më pas Zarifi ka qëlluar me armë ndaj të vëllait.

Fatmirësisht të shtënat nuk e kanë prekur Shpëtimin ndërkohë pasi ka gjuajtur me armë, Zarif Konja është larguar në drejtim të paditur. Ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Po ashtu policia bën të ditur se është sekuestruar armën e gjahut tip karabinë dhe katër gëzhoja.

The post Dhunë në familje/ Vëllai plagos vëllain në Divjakë, autori largohet nga vendngjarja appeared first on Albeu.com.


Huazuar nga albeu.com

Back to top button