Aktualitet dhe Lajme

SPAK shtyn hetimet për Arben Ahmetajn, nën akuzë për pastrim parash, fshehje pasurie dhe korrupsion

Share

SPAK shtyn sërish me tre muaj hetimet për ish-zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, që akuzohet se ka kryer veprat penale “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.

Prokuroria e Posaçme, ka tashmë afat deri në datën 23 qershor, për të plotësuar hetimet e munguara në dosjen ndaj Ahmetaj, teksa kjo është hera e tretë që organi akuzës zgjat hetimet.

Arben Ahmetaj, ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023. Ky i fundit u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, lidhur me përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorëve.

Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare.

Ndaj tij, ka edhe hetim pasuror dhe janë vënë në sekuestro dy vila, disa apartamente dhe llogari bankare.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button