Digjet banesa në Bulqizë, ndërron jetë i moshuari

Share

Para pak minutash, një ngjarje e rëndë është shënuar  në Bulqizë, ku banesa e një pallati në lagjen e vjetër është përfshirë nga flakët.

Kanë qenë fqinjët të cilët kanë pikasur tymin e zjarrit qe po depërtonte nga dritaret të cilët kanë njoftuar zjarrfikësen, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje për fikjen e zjarrit.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarit nga banesa, i cili është dërguar drejt spitalit të Bulqizës, por raportohet se pas disa minutash i moshuari ndërroi jetë, duke mos u mbijetuar plagëve të marra.

Dyshohet se shkak i zjarrit, mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike ose një cigare e harruar e ndezur nga i moshuari.




Huazuar nga albeu.com

Reklama
Back to top button