Aktualitet dhe Lajme
Telefonata Trump-Putin, reagon Zelensky: Evropa duhet të jetë në tryezën e bisedimeve

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas telefonatës së zhvilluar nga liderët e Rusisë dhe SHBA-së, lidhur me fatin e luftës mes dy vendeve.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, presidenti ukrainas përsëriti thirrjet për të përfshirë Evropën në bisedimet për Ukrainën.
“Evropa duhet të jetë në tryezën e bisedimeve dhe gjithçka që lidhet me sigurinë e Evropës duhet të vendoset së bashku me Evropën”, tha ai.
Kujtojmë se Zelensky udhëtoi ditën e sotme me zonjën e parë ukrainase, Olena, drejt Finlandës, ku do të zhvilloj takime me zyrtarët finlandez.
Në fokus të takimeve do të jetë mbështetja në mbrojtje, investimeve në prodhimin e armëve ukrainase dhe integrimin evropian të Kievit.