Aktualitet dhe Lajme

VIDEO/ Pamjet “epike” të Bashës, i përgjigjet Ramës duke kënduar me këngën e Unikatil: Ku i ke shokët?

Share

Pas ironive të kryeministrit Edi Rama, Lulzim Basha, nuk ka vonuar dhe i është përgjigjur me një video në rrjete sociale.

Në makinë duke udhëtuar, me në sfond këngën e Unikatil, kreu i Euroatlantikëve, shfaqet duke kënduar një pjesë të tekstit ‘ku i ke shokët’, duke ironizuar eksponentët e PS që janë në burg.

O Rame, ku i ke shokët?

Ku e ke Lalin?

Ku e ke Benin?

Ku e ke Terin?

Ku e ke Lir Beqen?…”, shkruan Basha krahas videos.

Kryeministri Rama, e ironizoi me një video ‘premierë’ të titulluar ‘Zgjimi i Lulit’. Kryesocialisti iu përgjigj komenteve ironike të Bashës të bëra një ditë më parë, teksa tha se kishte vendosur që të hynte në listën e mbyllur të Tiranës, pasi mori vesh se kreu i koalicionit Euroatlantik ishte zgjuar nga gjumi.

 




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button