Aktualitet dhe Lajme

Sulmohet “CFO Pharma”, qëllohet drejt biznesit të Nadir Çaushollit

Share

Mëngjesin  e kasaj të marte, një sulm me armë zjarri automatik është regjistruar në autostrade, ku objekt i sulmit ishte ndërtesa e CFO Pharma.

Kjo kompani i përket biznesmenit Nadir Caulloshit, e ndërsa policia ende po punon mbi shkaqet e sulmit.

Nga pamjet e siguruara, shikohet se godina është sulmuar në pjesën e fasadës ku shikon dëmtimet e lëna nga gjurmët e plumbave.

Nga detajet e para që vijnë nga vendngjarja, burime jo zyrtare bëjnë me dije se është qëlluar me rreth 20 plumba automatiku fasada e biznesit të Nadir Çaushollit.

Biznesi “CFO Farma” ndodhet në zonën e Kasharit, buzë autostradës Tiranë-Durrës. Ndërkaq, deri në këtë fazë të hetimit asnjë person i dyshuar.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button