Parashikimi i motit i motit 17 Mars 2025/ Rikthehen reshjet e dëborës

Këtë të hënë, orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, në pjesën më të madhe të vendit ku hera-herës vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin, më të dendura në zonat veriore dhe veriperëndimore.
Ndërkohë, orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin dendësim të vranësirave, si edhe shtim të intensitetit të reshjeve.
Rikthehen reshjet e dëborës në zonat e thella malore në lartësinë mbi 900 metra.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie të tyre, duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Vlorës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.