Luftë për të mbijetuar/ Dalip Tuku nga Vaqarri jeton në mjerim, kërkon ndihmë

Dalip Tuku 58-vjeç nga Vaqarri, kërkon ndihmën e gjithësecilit për të përballuar vështirësitë e jetës, duke jetuar në kushte të vështira pa drita dhe me një ndihmë minimale prej 45 mijë lekësh nga bashkia.
Dalip Taku 58-vjeç nga Vaqarri, prej vitesh përballet me vështirësi të shumta ekonomike.
Që në moshën 20-vjeçare, Dalipi humbi prindërit e tij duke e lënë atë krejt të vetëm dhe në kushte të vështira.
Nga bashkia merr 4 mijë e 500 lekë ndihmë, shumë kjo që nuk është e mjaftueshme për të mbuluar asnjë nevojë themelore.
Ushqimet që ai mund të sigurojë janë të thata, sepse në shtëpinë e tij nuk ka drita që t’i mundësojnë gatimin e ushqimeve të ngrohta.
Kërkon ndihmë për të përmirësuar kushtet e jetesës së tij dhe për të siguruar një jetë më të mire, për të përballuar vështirësitë që po kalon tashme prej vitesh.