I dënuar me burg për vjedhje në Itali, arrestohet 33-vjeçari në Laç (EMRI)

Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 33”, është arrestuar një 33-vjeçar i identifikuar si Klaus Nikolli, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.
Nikolli, akuzohet për vjedhje të kryer në Milano, në kuadër të një organizate kriminale. Për këtë veprim penal, Gjykata e Milanos kishte caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”.
Ndaj tij, është urdhëruar ekstradimi nga autoritetet shqiptare.
Interpol Tirana, vazhdon të bashkëpunojë me autoritetet italiane për të përfunduar procedurën e ekstradimit të Klaus Nikollit, i cili do të përballet me drejtësinë për veprat penale që ka kryer.
Njoftimi:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 33”, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Akuzohet se ka vjedhur në Milano, në kuadër të një organizate kriminale, arrestohet në Laç, 33-vjeçari.
Në vijim të bashkëpunimit solid dhe intensiv, me homologët e Policisë italiane, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 33”, lokalizuan në Laç dhe arrestuan provizorisht, me qëllim ekstradimin, shtetasin Klaus Nikolli, 33 vjeç, i lindur në Laç.
Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Milanos i ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën prenale “Vjedhja”, kryer në rrethana rënduese dhe në kuadër të organizatës kriminale.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Itali, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi.