Aktualitet dhe Lajme
U bezdisën nga kontrolli i automjetit, dy persona rrahin punonjësit e policisë

Një përplasje e fortë ka ndodhur në Portin e Vlorës rreth orës 16:00, ku dy persona janë konfliktuar me punonjësit e policisë.
Sipas burimeve, mësohet se shtetasit ishin duke udhëtuar me furgonin, i cili ishte me targa angleze dhe policia vendosi të bënte kontroll mbi mjetin.
Ata nuk e kanë pranuar këtë gjë, duke shprehur se ishin kontrolluar më parë në doganën italiane.
Gjithashtu, një nga punonjësit e policisë ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme.
Sakaq, personat janë ndaluar dhe policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.