Aktualitet dhe Lajme
Meteorologia Tanja Porja: Muaji shkurt mbyllet me shi, në mars rikthehen reshjet e dëborës, temperatura – 0°C

Dita e sotme, ka nisur e vrenjtur dhe me prezencë shiu, kryesisht në jug dhe në qendër, ndërsa në veri reshjet e shiut janë më të pakta.
Meterologia Tanja Porja, paralajmëron se shkurti do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm, ndërsa marsi do të sjellë ndryshimin. Sipas saj, termometri ka shënuar rritje.
“Termometri shënon 0 gradë minimumi në zonat e thella dhe maksimumi 15 gradë celsius. Reshje afatshkurta. Era me shpejtësi mesatare me drejtim jugor. Mëngjesi ka vijuar me prezencë të reshjeve. Kthjellime të shkurtra dhe prezencë të reshjeve. Ditë e ngrohtë, por me reshje. Shkurti do mbyllet me mot të paqëndrueshëm”.
Por sipas meteorologes, muaji mars do të hyjë me shi dhe borë, ndërsa temperaturat do të ulen disa gradë nën zero.