Edi Rama: Patronazhistët bëjnë punën që bëhet në të gjithë partitë serioze

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka vijuar sërish përgjigjen ndaj komentuesve në “Sy m’sy”.
Edi Rama: Është krijuar një armatë me profile false edhe profile që administrohen nga persona të interesuar për këtë betejë dhe që vijnë nga fundi i kënetës. Këneta është vetë një fund. Fundi është mos e pyet. Dje kemi pasur biseda interesante me grupet tona të punës, patronazhistëve, janë më të mobilizuar dhe të vendosur.
Kam besim që do ia dalin në qëllimin që i kanë vetes. Patronazhistët janë një armatë vullnetarësh aktivë njerëzish që janë pjesë e familjes sonë të madhe. Patronazhistët bëjnë punën që bëhet në të gjithë partitë serioze. Rëndësi ka që ata janë më të fortë se asnjëherë jetër, ndërsa të tjerët nuk e dinë se çfarë janë ata.
Këneta nuk është fjalë fyese, është fakt, realitet, dukuri natyrore, gjeografike, gjeologjike, që shfaqrt në formën e një uji të ndenjur, ku ma ha mendja që i bien dhe pak në qafë atyre speciave, në krahasim me speciet e kënetës sonë, kryejnë ca funksione. Është kënetë e mos më keq kjo opozita jonë.