Aktualitet dhe Lajme

Rama fton bashkatdhetarët në Athinë të marrin pjesë në panairin e punës më 2 mars: Njihuni me perspektivën për t’u kthyer në Shqipëri

Share

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për bashkatdhetarët në Athinë, që të marrin pjesë në panairin e punës që do të zhvillohet më 2 mars në kryeqytetin grek.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se në panair do të jenë kompani shqiptare dhe sipas tij, emigrantët shqiptarë në Athinë duhet të njihen me perspektivën për t’u kthyer në Shqipëri.

“Mirëmëngjes dhe me këtë ftesë në adresë të bashkatdhetarëve tanë në Greqi, për t’u njohur me perspektivën e kthimit të plotë a të pjesshëm me punë në atdhe, përmes panairit të parë të këtij lloji, i cili hap një derë të re komunikimi me diasporën për Shqipërinë 2030, ju uroj të gjithëve të diel të paqtë”, shkruan Rama në Facebook.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button