E frikshme/ Vetëm 234 persona, ose 12.9 % e shoferëve rimorën patentën pas humbjes së pikëve

Share

Këtë të premte, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, bëri të ditur se, nga 1813 riregjistrime pas humbjes së të gjitha pikëve të lejes së drejtimit, vetëm 234 persona i kanë rifituar lejen e drejtimit, ose 12.9%.

“Rikthimi në autoshkollë është e vetmja alternativë për ata që ne i konsiderojmë kontingjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë”, thekson DPSHTRR.

DPSHTRR, apelon drejtuesit e mjeteve të respektojnë normat e qarkullimit rrugor, sepse nëse humbasin të gjitha pikët, do të rikthehen në autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitojnë patentën.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button