Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi – Valbona shpërthen në lot
Valbona Mhilli dhe Gjesti kanë vazhduar me një përplasje edhe gjatë ditës së sotme (e enjte).
Ka qenë një moment që e ka prekur banoren tejet shumë, ku një fotografi që ia bëri Jozi për ditëlindje, këngëtari pejan ia grisi atë.
Ajo iu lut dhe i kërkoi disa herë që të mos e bënte, por Gjesti vazhdoi dhe prishi foton.
E krahas kësaj, Valbona mori atletet dhe i hodhi në pishinë, e me atë inat edhe rrobat e konkurrentit.
Gazetarja shkoi në dhomë të gjumit dhe shpërtheu në lot për atë veprim, duke e bërë të pakuptueshëm për të tjerët,
“Nuk e meritoj. Ma grisi, unë prandaj nuk i mbajta një bluze dje Jozit se thash kam dhuratën këtu. Ma grisi fotografinë time që më ka bërë Jozi dhuratë, ma hodhi në plehra”, tha ajo.
Tutje, Valbona i tha se hodhi tortën e familjes, që i erdhi si dhuratë për ditëlindje, derisa shtoi se nuk do ta falë për këtë.