Aktualitet dhe Lajme
E rëndë në Ersekë/ I moshuari bie nga skela, humb jetën në vendin e punës
Këtë pasdite një ngjarje tragjike ka ndodhur në Ersekë, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë aksidentalisht nga një skelë ndërtimi.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 14:30, në bllokun nr. 4 të qytetit, shtetasi Dh. P., 70-vjeç, ka pësuar një aksident fatal teksa po punonte në një objekt.
Për pasojë, ai ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.