Aktualitet dhe Lajme

Parashikimi i motit, e enjte, 6 shkurt 2025

Share

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të para të mëngjesit në relievet malore në veri, më pas do të mbizotërojë mot i kthjellët në të gjithë territorin. Pritet të ketë ngrica përgjatë akseve rrugore në relievet malore në lindje. Mjegull e dendur apo mjegullinë në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes, kryesisht në zonat luginore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet, kryesisht në veri në pjesën e parë të ditës era do të fitojë shpejtësi 9-16 m/sek shoqëruar me dallgëzim në dete 2-3 ballë.

The post Parashikimi i motit, e enjte, 6 shkurt 2025 appeared first on Albeu.com.


Huazuar nga Albeu.com

Back to top button