Aktualitet dhe Lajme

Ngjarje e rëndë në Korçë, gjendet një i pajetë në oborrin e shtëpisë

Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Çiflig të Korçës, ku një 62-vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij. Familjarët, sapo e kanë parë, kanë njoftuar menjëherë autoritetet.

Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit të Korçës për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Paraprakisht dyshohet për një arrest kardiak, por pritet konfirmimi nga mjekët ligjorë.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button