Aktualitet dhe Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 54-vjeçarit në rezervuarin e Kamenicës
Pas shumë ditësh i shpallur i humbur, ekipet e polumbarëve bëjnë të mundur gjendjen e trupit të 54-vjeçarit.
Burimet për policinë bëjnë me dije se Valmir Lame, 54 vjeç është gjetur i pajetë në rezervuarin e Kamenicës. Shtetasi u shpall i humbur nga familjarët e tij që prej datës 26 janar të cilët dyshonin se ai mund të kishte vrarë veten dhe kanë kërkuar ndihmën e polumbarëve dhe RENEA-s.
Gjithashtu, forcat policore janë duke punuar për zbulimin e plotë të rrethanave sesi ka ndodhur ngjarja.