Aktualitet dhe Lajme

Sherr mes dy personave në Durrës, një prej tyre qëllon me armë zjarri

Share

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Raportohet se të shtënat kanë ndodhur pas një konflikti mes dy personave në një lokal në lagjen nr. 15.

Sipas informacioneve pas përplasjes fizike dhe njëri prej tyre ka qëlluar në ajër me armë, që dyshohet se ka qenë e llojit “Shotgun”.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të konfliktit




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button