“Shoferi që më solli këtu ka ardhur me kamion në Londër”, Rama: Ish-ministrja britanike na quajti pushtues! Ju jeni kontributor
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Londër, në kuadër të turit të takimeve që po mban me shqiptarët që janë jashtë vendit.
Rama në fjalimin e tij kritikoi rëndë ish ministren britanike për fyerjet qe ajo kishte bere ndaj emigranteve shqiptare.
“Para disa ditësh këtu erdhi për një takim partia tjetër, që nxit të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj dhe kishin çuar një ftesë për ambasadorin tonë. Ambasadori ktheu përgjigje dhe ata nuk u bënë më të gjallë. Për tu kthyer te biseda, ju e mbani mend një ish ministre të brendshme të këtij vendi, që u bë mishërimi i politikës djallëzore duke na treguar ne shqiptarët si rrezik për Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo tha se prurja e shqiptarve ishte pushtim, na bëri pushtues sikur shqiptarët ishin ushtare të një armate placckitëse, jo pjesë e matjes njerëzore që punon në këto toka. Na quajti pushtues a thua se kishim ardhur per të marrë kokën e Mbretëreshës, jo për të ndihmuar ekonominë britanike e cila vuan për krah pune. U ngritën dhe disa të tjerë që na treguan me gisht.”
Edhe shoferi që më solli sot mua këtu ka ardhur me kamion, ndërsa sot ka një kompani sigurie me të punësuar nga të gjitha kombet. Ai nuk është pushtues por kontributor”.
Kur isha disa kohë më parë në Londër për të folur në emër të Shqipërisë duke prekur nderin dhe dinjitetin e shqiptarëve ndodhi diçka, truprojat angleze ishin shumën e çuditshme hyr në hotel dhe ulem për të marrë një kafe vjen kamarieri dhe më flet shqip, truproja më sheh dhe i them mos u shqetësoi jam në shtëpi. Dal nesër në mëngjes dhe dëgjoj në lëvizje Edi Rama, shoh tre punëtorë në skela, ata më thonë në shqip kthehu për një kafe o burrë nga ora 4. Unë i kthehem dhe i them mos u shqetëso jam në shtëpi. Kulmi ishte në Parlamentin anglez, ku roja tha ‘ku je bre kryeministër’, i kthehem dhe i them truprojës, a je nga Shqipëria edhe ti miku im? Një gjë është e sigurt ajo teta që ju tregonte ju me gisht iku nga pushteti bashkë me shpurën e saj, kurse ju ja ku jeni. Këtu apo gjetkë kur më të mëdhenjtë janë thjesht viktima të luftës për pushtet, ajo retorikë nuk deformon vetëm të vërtetën, por të ardhmen dhe të tashmen.