Shmanget tragjedia në Koman, makina e 2 turistëve gjermanë del nga ura

Share

Dy turistë gjermanë kanë shpëtuar mrekullisht këtë mbrëmje në Koman në Shkodrës.

Makina e tyre për pak sa nuk përfundoi në gëremin, nga një lartësi gati 30 metra, pasi doli nga ura, në aksin Koman-Vau i Dejës. Banorë të zonës i erdhën në ndihmë turistëve, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Makina ka mbetur për minuta të tëra varur dhe është dashur ndërhyrja e banorëve të zonës dhe autoriteteve vendore, që me ndihmën e mjeteve të ndryshme dhe litarëve ta tërheqin dhe shpëtojnë turistët. Në vendngjarje ka shkuar edhe Policia vendore për hetimet.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button