Efektivja e policisë përplas për vdekje këmbësorin në Kurbin

Share

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kurbin. Mësohet se një efektive policie ka përplasur për vdekje një këmbësor 51-vjeçar. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, ndërkohë që mësohet se viktima kahumbuyr jetën në spitalin e Traumës.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor Laç-Autostradë, shtetasja F. Z.,43 vjeçe, (punonjëse policie, jashtë orarit të punës), duke drejtuar automjetin e saj ka aksidentuar shtetasin V. H. 51 vjeç, banues në Kurbin,(këmbësor), i cili u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar, por ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor dhe specialistët e AMP (rajoni Lezhë-Shkoder), kanë kryer të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes si dhe drejtuesja e mjetit është shoqëruar dhe arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal. Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button