Të shtëna me armë zjarri në Thumanë, dyshohet për një të plagosur

Share

Mbrëmjen e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Thumanës, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se dy kushërinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku njëri prej tyre është polic.

Sakaq, dyshohet se njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

I plagosuri ka mbërritur në Spitalin e Traumës, ndërsa policia ndodhet në vendgjarje.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë konflikt.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button