U gjet i dhunuar në Tiranë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e 42-vjeçarit, intubohet te Trauma

Share

Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:35, një42-vjeçar nga Bilishti është gjetur me shenja dhune në rrugën “Sokrat Miho” në Tiranë. Sipas informacioneve, mësohet se është përkeqësuar gjendja shëndetësore e 42-vjeçarit Rigels Kaso nga Bilishti.

Burime pranë spitalit të Traumës, bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e Kasos është përkeqësuar dhe ndodhet i intibuar me plagë të shumta në kokë.

42-vjeçari ka plagë të shumta edhe në trup, ndaj mjekët vendosen që ta fusin në intubim në sallën e reaminacionit, pasi gjendja e tij është kritike për jetën.

Kaso u gjet mëngjesin e sotëm nga kalimtarët i shtrirë në rrugën “Sokrat Miho” në kryeqytet.

Policia nuk dha më tepër detaje për ngjarjen, ndërkohë nuk dihet asgjë së për autorin apo autorët.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button