Aktualitet dhe Lajme

Europa në ankth për Francën/ A përfundoi koha e Macron?

Share

Zgjedhjet në Francë nuk mund të vinin në një moment më të keq për BE-në. Projekti evropian është mbajtur gjallë tradicionalisht nga ai që konsiderohet si “motori franko-gjerman”. Por duket se motori ka mbetur pa avull vitet e fundit. Kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili erdhi në pushtet në vitin 2021, është një evropian më i vakët se paraardhësit e tij. Macron, një eurofil i apasionuar, humbi shumë nga pushteti së bashku me shumicën e tij në 2022.

Për entuziastët e pro-BE-së, lajmet kanë shkuar keq e më keq këtë muaj. Koalicioni qeverisës në Gjermani pësoi një disfatë në zgjedhjet evropiane, ashtu si edhe partia e Macron, ndërsa e djathta ekstreme nacionaliste bëri përparime në të dy vendet.

Tashmë Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë të Francës duket gati të fitojë këto zgjedhje parlamentare. Ai ka premtuar t’i japë fund përparësisë së ligjeve evropiane, një gur themeli i projektit të BE-së. Dhe ky Front po konkurron për pole position me një koalicion të krahut të majtë të dominuar nga euroskeptikja “Franca e papërkulur”.

Pjesa franceze e motorit të Evropës duket se do të ngecë në një kohë kur BE-ja përballet me sfida nga një luftë në pragun e saj deri te migrimi dhe ndryshimet klimatike.

A po merr fund edhe “Makronizmi”?

Ngritja e Emmanuel Macron në pushtet në 2017 ishte si një vorbull për politikën franceze. Pyetja tani është nëse koha e tij ka mbaruar. Nëse flet me votuesit francezë ka një ndjenjë tek shumica se janë të ngopur me stilin e tij të politikës.

Disa e quajnë atë një narcisist, të tjerë janë mjaft të zemëruar me të dhe kundërshtarët ankohen se ai është në anën e të pasurve. Emri dhe fotografia e presidentit u shfaqën rrallë gjatë fushatës së partisë së tij pasi ekzistonte frika se ai ishte një pengesë për votuesit.

Popullariteti i Macron ka rënë, veçanërisht pasi ai vendosi t’i shpallte këto zgjedhje pa u konsultuar me kryeministrin e tij ose me dikë tjetër në qeverinë e tij. Argumenti i tij ishte që të thyente ngërçin 2-vjeçar në parlamentin e Francës.

“Çrregullimi” i muajve të fundit nuk mund të vazhdojë, thotë ai. Por a do ta pastrojnë këtë pengesë këto zgjedhje, apo ai thjesht ai ia ka dorëzuar pushtetin ekstremit të djathtë? /LAPSI.al



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button