Aktualitet dhe Lajme

Aksident në Durrës, makina me targa të huaja përplas për vdekje të moshuarin

Share

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në aksin Plepa-Shkozet, një makinë me targa të huaja ka përplasur për vdekje një të moshuar, ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button