Aktualitet dhe Lajme

Përplasja në samitin e G7, shihni reagimin përbuzës të Melonit ndaj Macron (VIDEO)

Share

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është bërë virale me reagimin e saj pasi ka shtrënguar duart me presidentin francez Emmanuel Macron. Meloni ishte duke përshëndetur personalitetet e saj si mikpritëse e samitit të G7 që po mbahet në Itali.

Teksa shtrëngon duart me Macron, Meloni shihet mjaft serioze. Dhe sapo kalon para saj presidenti francez, siç e ka regjistruar kamera, pamja e saj tregon gjithçka për “afeksionin” që ka ndaj tij.

Dy liderët u përplasën për çështjen e abortit dhe ekzistencën e kësaj fjale në tekstin e konkluzioneve. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se “i vjen keq që fjala mungon në tekst” dhe shtoi se “ka ndjeshmëri të ndryshme për çështjen”.

Kryeministrja italiane nga ana e saj u përgjigj menjëherë, duke nënvizuar se “nuk ka asnjë arsye për të diskutuar për çështjet për të cilat është arritur një marrëveshje prej kohësh”.

“Më duket krejtësisht e gabuar, në kohë të vështira si këto, që disa të bëjnë fushatë duke përdorur një forum të vlefshëm si G7”, shtoi Meloni.





Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button