Avokati Sokol Mëngjesi sërish në gjendje të rëndë, policia vijon punën për kapjen e autorëve

Share

Kanë kaluar tashmë 48 orë që nga momenti që avokati Sokol Mëngjesi u shtrua në spital, pas dhunës në zonën e ish-Bllokut.

Gjendja e tij shëndetësore vijon të jetë e njëjtë. Ai është prej 48 orësh i shtruar në spital dhe vijon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion, në gjendjen të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë vijojnë ende kërkimet dhe kontrollet për kapjen e tre autorëve të tjerë të shpallur në kërkim, por ende pa rezultat.

Kontrollet janë shtrirë në të gjithë vendin, jo vetëm në Tiranë.



Huazuar nga Lapsi.al

Reklama
Back to top button