Aktualitet dhe Lajme
Të shtëna me armë zjarri drejt kryetarit të komunës në Maqedoninë e Veriut, plagoset zyrtari dhe shoferi
Mesditën e sotme, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Komunën e Haraçinës në Maqedoninë e Veriut, ndërsa shënjestër ka qenë kryetari i kësaj komune.
Si pasojë e të shtënave, dy persona kanë mbetur të plagosur, përkatësisht shoferi i kryekomunarit dhe një zyrtar komunal.
Personi që ka kryer sulmin, thuhet të jetë person i njohur për Policinë i cili ka qenë i përfshirë edhe në krime të tjera.