Aktualitet dhe Lajme
Presidenti Bajram Begaj nderohet me titullin “ Nizami Ganjavi, Çmim Ndërkombëtar për vitin 2024”
Në Baku, ku ndodhet për një vizitë pune, presidenti Begaj u nderua me “ Nizami Ganjavi, Çmimi Ndërkombëtar për vitin 2024”
Ky çmim i jepet personaliteteve me kontribut të lartë në këtë forum.
Këtë çmim më parë e kanë marrë personalitete shumë të rëndesishme, ndër të cilët veçojmë: Bill Clinton, Margaret Thatcher, Suleyman Demirel, Boutros Boutros Ghali, Kreun e OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, Mbretin e Jordanisë, Abdullah II Bin Al-Hussein.