
Ish-deputeti dhe biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi është denoncuar nga ish-bashkëshortja e tij për dhunë.
Sipas Gazetës Tema mësohet se ish-gruaja e biznesmenit, Nurie Neranxi, është paraqitur pranë Komisariatit nr.6 në Tiranë rreth orës 19:00 të datës 6 mars, ku dhe ka ngritur padi ndaj Neranxit për dhunë sistematike ndaj saj.
Ajo ka kërkuar që t’i plotësohet kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, ndërkohë deri më tani nga ana e strukturave të Policisë nuk ka ende veprime procedurale, pasi janë duke u zhvilluar fillimisht hetimet dhe verifikimet e nevojshme.
Nikollaq Neranxi ka qenë më herët deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai njihet si një nga biznesmenët më të zëshëm në Shqipëri dhe është një nga tregtarët e frutave të thata në vendin tonë.
Lidhur me këtë kallëzim në Polici nuk ka ende një reagim zyrtar, apo një reagim nga vetë palët. Priten më tepër detaje në vijim.
A ju ndihmoi ky artikull?
PoJo
Huazuar nga newsbomb.net
