
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në qytetin bregdetar të Sarandës. Sipas asaj që Policia raporton mësohet se një 22-vjeçare dyshohet se ka goditur me thikë bashkëshortin e saj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në lagjen nr.2 të këtij qyteti, në banesën e çiftit. Shtetësja me ininciale A.Z, 22 vjeç dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës, në zonën e shpatullës, bashkëshortin e saj 28 vjeçar shtetasin L.Z.
Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë 22-vjeçarja është shoqëruar nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 17:30, në lagjen nr.2, në banesën e tyre, shtetasja A. Z., 22 vjeçe, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, në zonën e shpatullës, bashkëshortin e saj, shtetasin L. Z., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë shtetasja A. Z., është shoqëruar nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore.
Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
A ju ndihmoi ky artikull?
PoJo
Huazuar nga newsbomb.net
