Tensionet në Kuvend, përjashtohen nga seancat Noka, Nallbati dhe Korreshi

Share

Tensionet në Kuvend, kanë bërë që të përjashtohen nga seancat Noka, Nallbati dhe Saimir Korreshi. Raportohet se Noka është përjashtuar 30 ditë nga seancat plenare, Nallbati 20 dhe Korreshi 5.

Vendimi u mor sot nga Sekretariati i Etikës, i cili shqyrtoi kërkesën e Grupit Parlamentar të PS.

Kujtojmë se në seancën e së hënës, opozita protestoi sërish, ndërsa Noka tentoi që t’i bllokonte deputetit socialist, Vullnet Sina fjalën, duke i vendosur zhurmuese te mikrofoni.

Edhe dy deputetët e tjerë janë akuzuar për bllokim të punës në Kuvend.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button