
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Rrile të Lezhës.
Burime për media bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur rëndë një person. Personi që ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë është Agron Puka 54 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës së fshatit, ku raportohet se autori i ka bërë prite 54-vjeçarit, sapo ai ka lënë fëmijët në shkollë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij krimi.
A ju ndihmoi ky artikull?
PoJo
Huazuar nga newsbomb.net
Reklama
