Ishin të parkuara, digjen dy automjete në Cërrik

Share

Mëngjesin e sotëm, janë djegur dy automjete në Cërrik. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1.

Sipas informacioneve, automjetet kanë qenë të parkuara.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasit A. B., 31- vjeç, banues në Cërrik.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button