
Darjana Linares, një 22 vjeçare nga Venezuela i ka shpëtuar më lëndime të lehta një ngjarje që mund të kishte përmasa të tjera në qytetin bregdetar të Durrësit. Fillimisht u raportua se e reja ishte hedhur nga kati i dytë i hotelit, pas një debati në çift.
Mirëpo, hetimet e Policisë së Durrësit kanë zbuluar se nuk kemi të bëjmë me një konflikt të çastit, por me një bazë prostitucioni që vepronte në qytetin bregdetar.
39 vjeçari nga Shijaku, Ismet Zoto nuk ishte partneri i të resë nga Venezuela, por klienti i saj i radhës dhe për arsye që nuk bëhen ende publike e ka hedhur vajzën nga hoteli. Në këtë ambient, janë zbuluar dhe një grup tjetër vajzash të huaja.
Menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja dhe Darjana Linares është shpëtuar nga policia e forcat zjarrfikëse, teka kishte ngecur mbi çadrat e një lokali që ndodhej nën ballkonin e hotelit ku ishin dy të rinjtë, vajzat me nënshtetësi të huaj kanë tentuar të largohen.
Ato kanë bërë gati valixhet dhe kur oficerët kanë shkuar atje, i kanë ndaluar dhe marrë në pyetje.
Hoteli shërbente si bazë për ushtrimin e prostitucionit me vajza të huaja që kishin gjetur strehë në Durrës, të cilat ushtronin të njëjtin aktivitet ashtu si 22 vjeçarja që u hodh nga ballkoni i hotelit. Godina në lagjen nr.2 të qytetit ishte marrë me qira dhe përdorej për këtë biznes.

Të rinj nga Durrësi dhe zona të tjera kryenin marrëdhënie seksuale me vajzat e huaja që ishin strehuar në këto ambiente. Megjithatë, një hetim më i plotë i nisur nga kjo ngjarje rastësore nga Policia e Durrësit pritet të hedh më shumë dritë mbi këtë bazë prostitucioni.
A ju ndihmoi ky artikull?
PoJo
Huazuar nga newsbomb.net
