A do t’i kërkojë Zelenskyt njohjen e Kosovës? Vjosa Osmani: Jam e bindur që ai moment do të vijë

Share

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka konfirmuar mbështetjen e saj ndaj Ukrainës, teksa foli me gazetarët para fillimit të samitit Ukrainë –Evropa Juglindore.

E pyetur nëse do i kërkojë presidentit Zelensky njohjen e Kosovës, ajo tha që këto çështje diskutohen në takime bilaterale.

“Ne e kemi bërë një kërkesë të tillë dhe do vazhdojmë ta bëjmë me mirëkuptimin e plotë që Ukraina është në gjendje lufte, duke luftuar për lirinë e sja dhe për bvlerat që janë aq të rëndësishme për secilin prej nesh. Jam e bindur që ai moment do të vijë bashkë me fitorene  Ukrainës”,  tha Osmani./albeu.com 




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button