Gjykata Kushtetuese kalon marrëveshjen me Italinë për emigrantët, i hapet rruga për ratifikim Kuvendit

Share

Gjykata Kushtetuese ka vendosur pro marrëveshjes me Italinë për emigrantët.

Me vendimin e fundit të Kushtetueses, tashmë i hapet rruga për ratifikim Kuvendit dhe Presidentit.

Vendosëm deklarimin e Protokollit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit” në pajtim me Kushtetutën dhe lejimin e ratifikimit të tij nga Kuvendi.

Ky vendim u njoftohet menjëherë Presidentit, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave dhe dërgohet për publikim në Fletoren Zyrtare.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare”, njofton Gjykata Kushtetuese.

ne perditesim…




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button