Kryeministri Talat Xhaferi flet për shkarkimin e ministrave: Qeveria funksionon plotësisht dhe pa pengesa

Share

Gjatë një interviste televizive, kryeministri i sapozgjedhur i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, foli për shkarkimin e dy ministrave dhe propozimet për qeverinë e tij, ku theksoi se funksionon plotësisht dhe pa probleme.

“Qeveria po funksionon plotësisht. Janë ndërmarrë veprime dhe masa në lidhje me zgjidhjen e statusit të një pjese, përkatësisht të anëtarëve të Qeverisë në përputhje me procedurën e përcaktuar dhe me kompetencat e dhëna me Kushtetutë”, është shprehur kryeministri Xhaferi.

Gjithashtu, ai theksoi se fokusi i tij primar janë kompetencat që i ka si Kryetar i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Unë jam Kryetar i Qeverisë dhe jam përgjegjës për Qeverinë. Unë kujdesem që Qeverinë ta udhëheq sipas ligjeve, rregulloreve dhe procedurave dhe funksionimit të Qeverisë”, përfundoi Xhaferi.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button