E rëndë në Shkodër, 31-vjeçarja rreh të miturin, vihet nën hetim (VIDEO)

Share

Policia e Shkodrës, ka vënë nën hetim një 31-vjeçare, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një të mituri 9-vjeç, banues në Shkodër.

Momenti kur 31-vjeçarja e identifikuar me inicialet E.Z. dhunon të miturin, është publikuar përmes një videoje, në rrjetet sociale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. Z., 31-vjeçe, banues në fshatin Belaj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një të mituri 9 -vjeç, banues në Shkodër. Video për këtë rast është publikuar në portalin “JOQ”,-njofton policia.

 




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button