Emrat/ Njëri në Shëngjin e tjetri në qendër të Lezhës, 2 të rinjtë kapen me doza kokaine e kanabisi gati për shitje

Share

Në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli2”, policia e Lezhës, goditi dy raste të të shitjes së drogave me doza në këtë qytet.

Ergys Prendi 23-vjeç, banues në Lezhë dhe Robert Prendi 19-vjeç, banues në fshatin Rraboshtë.

Dy të rinjtë, u arrestuan pasi u kapën me doza gati për t’u shitur.

23-vjeçari u kap në qendër të qytetit të Lezhës, ndërsa 19-vjeçari u kap në Shëngjin, teksa posedonin me qëllim shitjen, përkatësisht një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndara në doza, informoi sot policia e Lezhës.

Dozat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

 




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button