Aktualitet dhe Lajme

Rrahje masive në një vilë pushimi në Mavrovë, e pësojnë edhe policët!

Share

Një rrahje masive ka ndodhur në një restorant në një vilë pushimi në qendrën turistike Mavrovë, ka bërë të ditur Policia e Tetovë.

Rasti ka ndodhur pas mesnatës, ku nën pranga kanë përfunduar dy të rinj të moshës 19 dhe 18-vjeçare.

“Mbrëmë (02-janar) rreth orës 03:10, në Mavrovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – DPB Gostivar, kanë arrestuar personat M.R. (19) dhe T.A. (18) nga Shkupi, të cilët kanë qenë të raportuar nga personi N.K. (18) nga Shkupi, se është sulmuar fizikisht para një restoranti.

Advertisements

Në të njëjtën kohë janë ndaluar edhe personat S.E. (18) dhe G.H. (19), po ashtu nga Shkupi, të cilët janë sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare dhe ndalimit të shokëve të tyre M.R. dhe T.A. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj të akuzuarve do të pasojnë parashtresat përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tetovës.













Huazuar nga Koha.mk

Back to top button