Eksperti plas “bombën”: Vëllai i ish-kryeministrit është ortak biznesi me Matën në jug-lindje të Shqipërisë

Share

Vëllai i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Vice është ortak në një biznes të madh në jug-lindje të Shqipërisë me një prej të akuzuarve të SPAK nga grupi i Ervin Matës.

Kështu u shpreh eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë për “Top Talk”.

Karamuço tha se një personazh shumë i rëndësishëm i grupit Mata-Breçani të goditur nga SPAK, është “në biznes” me vëllain e Zaev. Ky i fundit është akuzuar dhjetra herë për përfshirje në afera të mëdha korruptive në vendin e tij.

Përdorin një lloj letre për ta paketuar që reflekton deri në një farë pike rrezet e skanerit. Dhe kjo del edhe në përgjime, ku thotë “e shtrojmë me letër”. Ato miliona që komunikojnë ata 2-3 milionë euro, janë normale për një marzh kaq të lartë fitimi nga kokaina, pasi shkojnë e marrin me 6 mijë euro dhe shkon deri në 25-35 mijë euro.

Ka një informacion të pakonfirmuar që ky personazh, apo një person i lidhur me këtë hyri në biznes në jug-lindje të vendit me vëllain e një politikani të madh, me vëllain e kryeministrit Zaev të Maqedonisë së Veriut. Me këto lloje biznesesh duhet të paguash para të madhe për të marrë leje dhe dokumentat që nevojiten”, tha Karamuço.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button