MIRËSEVJEN HASAN PRISHTINA!

MIRËSEVJEN HASAN PRISHTINA!
Në Dibër, këtë vit, nëntori i festave të mëdha kombëtare, nis me nderimin e veprës së patriotit të madh, luftëtarit Hasan Prishtina.
Në 150-vjetorin e lindjes dhe në 90 vjetorin e rënies, rikthehet në Dibër, tashmë në bronx, Heroi Kombetar Hasan Prishtina. Busti i Hasan Prishtines, si deputeti i parë i Dibrës në nisje të parlamentarizmit shqiptar, do të qëndroj përgjithmonë në mes dibranëve, ngjitur lartë në piedestalin e lavdisë, në shetitorën më të bukur të qytetit të Peshkopisë, që mbanë emrin e bashkëluftëtarit dhe shokut të tij, Elez Isufi. Ashtu, krahë për krahë, si në vitet e lavdishme të luftës e përpjekjeve vetmohuese, për të bërë Shqipërinë, edhe sot në kohën e lirisë së Kosovës e Shqipërisë, do të jenë bashkë, krahë për krahë, për të na dëshmuar ndër breza çmimin e lirisë që gezojnë shqiptarët kudo gjenden.
Lavdi përjetë heronjëve të kombit,
Lavdi atdhetarit, burrit të madh, Hasan Prishtina!
Ceremonia e organizuar nga Kryetari i bashkisë, Dibër, z. Rahim SPAHIU dhe në bashkëpunim me Fondacionin Hasan Prishtina, do të zhvillohet sot me datë 18 nëntor, ora 12.00, para nderteses së prefektures Peshkopi. Ejani dibranë t’i urojmë mirëseardhjen, mikut tonë të çmuar, Hasan Prishtina!
Shkrim nga Hysen Uka