“80 mijë pemë të mbjella tek liqeni i Paskuqanit”, Prefekti i Tiranës, kreu i Qarkut, deputetja Nikolla vlerësojnë Rakip Sulin: Është modeli i punës

Share

Bashkia Kamëz dhe kryebashkiaku Rakip Suli vazhdojnë të jenë në krye të punëve publike me qëllim përmirësimin e jetesës së qytetarëve në komunitet. Një prej investimeve që mund të konsiderohet pa frikë si kurorë e punëve të mira është dhe rehabilitimi dhe investimi tek Liqenit i Paskuqanit ku zona është kthyer në një oaz të vërtet pushimi ku qytetarët kalojnë momente të bukura në qetësinë që të ofron e gjithë ajo zonë e mrekullueshme. Veç pedonales për këmbësorë, ka dhe korsi biçikletash dhe vende pushimi por dhe parkim në hyrje për makinat e qytetarëve. Së fundmi është ndërtuar dhe Amfiteatri dhe fushat sportive në dispozicion të qytetarëve. Parku i Liqenit të Paskuqanit është dëshmi e qartë se çfarë arrihet kur vizioni bashkohet me mbështetjen. Paskuqani ka një hapësirë të gjelbër moderne, që i jep frymëmarrje dhe gëzim komunitetit. Zoti Suli është mjaft i përkushtuar për të rritur sipërfaqet e gjelbëruara dhe dita-ditës aty ka kontribute qytetare dhe bizneseve në mbjelljen e pemëve.  
Para disa ditësh kryebashkiaku Rakip Suli tek liqeni i Paskuqanit teksa në rrjetin social FB shkruan: – ”Në mbjelljen e pemëve në Parkun e Liqenit të Paskuqanit, na u bashkuan deputetja e zonës, znj. Lindita Nikolla, Prefekti i Qarkut, z.Afrim Qendro dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut, z. Aldrin Dalipi. Falë mbështetjes së qytetarëve dhe bizneseve, kemi arritur në 78.9000 pemë të mbjella. Mirënjohje nga zemra për çdo qytetar dhe biznes që ka kontribuar në gjelbërimin e Parkut të Paskuqanit.
Nga ana e tij kreu i Qarkut Tiranë Aldrin Dalipi shkruan-“Përgëzime për modelin e punës, të vizionit e kurajës të kryebashkiakut Z.Rakip Suli për të bërë realitet dhe çuar përpara pa u ndalur projektin modern dhe tejet të suksesshëm të Parkut të Paskuqanit që sot fal mbështetjes së qytetarëve dhe bizneseve shënon në 78.9000 pemë të mbjella duke u shndërruar në hapësirë frymëzuese për qytetarët U bashkuam në nismën e përvitshme të Kryetarit të Bashkisë Kamëz për mbjelljen e pemëve me deputeten e zonës Znj. Lindita Nikolla dhe Prefektin e Qarkut Tiranë z.Afrim Qëndro duke mbështetur dhe vlerësuar punën e një skuadre që ka transformuar hapësirën urbane dhe shërbimet publike.  Faleminderit dhe mirënjohje për çdo qytetar dhe biznes kontribuon me zemër në gjelbërimin e Parkut të Paskuqanit”.
Prefekti i Tiranës Afrim Qendro nga ana e tij do të shkruan: -“Bashkë me deputeten Lindita Nikolla, kryetarët Rakip Suli e Aldrin Dalipi sot në mbjelljen e pemëve në Parkun e Liqenit të Paskuqanit, Kamëz. Një nismë e bukur që po e kthen këtë zonë në një hapësirë model për komunitetin. Falë kontributit të çmuar të qytetarëve dhe bizneseve, kemi arritur në rreth 79 mijë pemë të mbjella në të gjithë hapësirën e kësaj bashkie. Punojmë së bashku për të ndërtuar një mjedis më të pastër për sot dhe Shqipërinë që meritojnë brezat e ardhshëm”.“Në mbjelljen e pemëve në Parkun e Liqenit të Paskuqanit, me Kryetarin Rakip Suli, Prefektin e Qarkut Afrim Qendro dhe Kryetarin e Këshillit të Qarkut Aldrin Dalipi. Falë mbështetjes së qytetarëve dhe bizneseve, është arritur në 78.900 pemë të mbjella.Mirënjohje nga zemra për çdo qytetar dhe biznes që ka kontribuar në gjelbërimin e Parkut të Paskuqanit” – shkruan deputetja Lindita Nikolla.


Start News

Reklama
Back to top button