7 Marsi, Meta: Mësuesit meritojnë trajtim dinjitoz, paga dhe pensione të larta

Share

Me rastin e 7 Marsit, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka uruar të gjithë mësuesit.

Gjithashtu, Meta shprehet se mësuesit nuk meritojnë vetëm lule, por edhe një trajtim dinjitoz dhe paga të larta.

“Gëzuar 7 Marsin për të gjithë mësuesit, pedagogët dhe profesorët shqiptarë! Një urim i veçantë për të gjithë ata që sot janë në pension, por që aq shumë i kanë dhënë arsimit dhe edukimit të brezave! Mirënjohje dhe respekt përjetë! Ju nuk meritoni vetëm lule dhe fjalë të bukura, por sa më parë një trajtim dinjitoz, me paga dhe pensione të larta”. shkruan Meta.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button